Cristiano Ronaldo vazhdimisht është tallur me Atletico Madridin në fushë, por ka vazhduar edhe në tunelin e stadiumit duke thënë se ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, për dallim nga klubi spanjoll që nuk e ka asnjë.
Ylli i Juventusit ishte fyer nga tribunat gjatë gjithë ndeshjes së parë të 1/8-tës në Wanda Metropolitano, e cila i pa Bianconerët të mposhtu me rezultat 2-0.
Gjatë ndeshjes, ai tundi pesë gishta drejt tifozëve të Atleticos, duke i kujtuar se ai vetëm ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, Los Colchoneros ende nuk e kanë shijuar triumfin në këtë garë edhe përkundër dy finaleve në vitet e fundit.
Ronaldo shkoi edhe më tej kur kaloi në ‘mix-zone’ të tunelit të stadiumit, ku gazetarët u mblodhën për të folur me lojtarët.
Portugezi i dëshpëruar nga humbja i tregoi gishtat përsëri, por kësaj radhe nën nervozizëm u tha edhe m “Kam pesë trofe të Ligës së Kampionëve, ndërsa Atletico kanë fituar zero”, ka thënë Ronaldo në tunelin e stadiumit.
‘Lufta’ mes Ronaldos dhe klubit spanjoll pritet të vazhdojë deri në ndeshjen kthyese pas tri javëve në Torino.e zë.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...