Georgina Rodriguez shpërtheu në lot pasi Cristiano Ronaldo finalizoi hat-trick kundër Atletico Madridit.
Sulmuesi portugez shënoi tri herë kundër gjigantit spanjoll duke u rikthyer në formë sensacionale nga disavantazhi prej 2 me 0 i pësuar në takimin e parë në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
Goli i tretë duket se emocionoi tej mase të dashurën e Ronaldos që është parë me lot në sy pas golit në minutën e 86′ të ndeshjes.
Hat-tricku i sotëm (e martë) ishte i teti në Ligë të Kampionëve për fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë.
Me këtë rikthim sensacional, Juventusi vazhdon tutje në çerekfinale të kompeticionit më të madh evropian./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...