Cristiano Ronaldo duket se është i gatshëm për ndeshjen kundër Napolit në Serie A këtë vikend pasi sulmuesi i Juventusit mori pjesë në stërvitjen e sotme (e enjte).
Ka pasur frikë se Cristiano Ronaldo do të mungonte në ndeshjen derbi në udhëtim në San Siro të shtunën si pasojë e një problemi në kyç të këmbës, transmeton portali arbresh.info.
Por, Juventusi ka konfirmuar në uebfaqen e tyre zyrtare se portugezi është “stërvitur normalisht” me pjesën tjetër të skuadrës.
Kampioni i Italisë duhet të vendos tani për bartësin e fanellës me numër 7.
Duke marrë parasysh se “Zonja e Vjetër” është 13 pikë para Napolit dhe se ata kanë nevojë të rikthehen nga disavantazhi prej 2 me 0 kundër Atleticos në Ligë të kampionëve, Ronaldo mund të pushojë të shtunën./arbresh.info/
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë