Cristiano Ronaldo ka folur me gjyqtarin anglez Martin Atkingson në pjesën e parë të fitores së Real Madridit ndaj Atletico Madridit për të diskutuar nëse goli i tij i epërsisë ishte nga pozita jashtë loje.
Ish ylli i Manchester United shënoi hat-trick në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Ligës së Kampionëve të zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton portali arbresh.info. Goli i epërsisë nga Ronaldo ngjalli debat të madh nëse ishte pozitë jashtë loje apo jo, prandaj 32-vjeçari priti në tunel Atkinsonin për të diskutuar rreth kësaj.
Duke folur në gjuhën angleze, Ronaldo pyeti gjyqtarin: “Atkinson, ishte ‘offside’? E keni parë këtë?”
Atkinson iu përgjigj: “Fillimisht ti ishte në pozitë jashtë loje, por më pas nuk ishe”
Ronaldo shtoi: ‘Por, unë nuk kam ndërhyrë”.
Duket se Ronaldo dëshironte të sigurohej që zyrtari anglez nuk ka bërë ndonjë gabim gjatë 45 minutave lojë në ‘Santiago Bernabeu’./arbresh.info
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur