Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo e ka pohuar se rivaliteti i tij i gjatë me Lionel Messi ishte i shëndosh për të dy lojtarët.
Portugezi, duke folur për France Football, shpjegoi se si dyshja shtynë njeri-tjetrin drejt madhështisë, duke vazhduar të jenë rival edhe për një tjetër ‘Top të Artë’.
“Përballja me njëri-tjetrin në Spanjë na lejoi të përmirësohemi. Kur isha te Real Madrid, e ndjeva këtë presion. Ishte një rivalitet i shëndosh”.
I pyetur për golin e tij të preferuar, ish-ylli i Real Madrid zgjodhi goditjen më e gërshërë kundër Juves në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2017-18.
“Para së gjithash ju duhet talenti, përndryshe nuk do të arrini shumë. Sidoqoftë, talenti është i kotë pa punë të palodhur” shkruan telegrafi.
“Nuk do të kisha arritur kurrë atje ku jam sot pa kulturën e punës së palodhur”, ka thënë Ronaldo.
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...