Është bërë me shumë se një dekadë dhe pyetja cili është më i mirë i të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi vazhdon të mbetet e njëjtë.
Shumë trajnerë e lojtarët thonë se portugezi është më i miri, kurse të tjerët janë në anën e argjentinasit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, këto janë përgjigjet e trajnerëve më të mirë në botë:
Zinedine Zidane

“Cristiano është më i miri. Messi është rivali i tij dhe të gjithë duan ta shohin rivalitetin”.
“Por, Ronaldo është fenomenal. Është më i miri i të gjitha kohërave”.
Rezultati: Ronaldo
Jose Mourinho

“Mendoj se është e padrejtë për të thënë cili është më i mirë. Të dy janë të ndryshëm”.
“Kur kisha Ronaldo-n në skuadër isha shumë i lumtur. Ndërsa kur luaja kundër tyre me duhet të mendoja shumë në mënyrë që të kisha sukses”.
Rezultati: Barazim
Pep Guardiola

“Messi është më i miri. Është gjithmonë aty. Me respektin për të gjithë sidomos Cristiano Ronaldo-s, por mendoj se Messi është tjetër nivel”.
Rezultati: Messi
Arsene Wenger

“Messi është lojtar që pason topin e fundit, pra është me kreativ se Ronaldo”.
“Ronaldo është më i mirë në ajër, me atlet dhe Messi me artistik”.
Rezultati: Messi
Sir Alex Ferguson

“Mos me merrni për të keq, Messi është lojtar fantastik. Por, për mua ka ndryshim”.
“Ronaldo mund të luaj për Stockport Country dhe të shënoi hat-trick. Ka gjithçka”.
Rezultati: Ronaldo
Diego Simeone

“Nëse luajnë për klub normal, me lojtarë normal, Ronaldo do përshtatet më mirë”.
“Nëse Messi është i rrethuar nga lojtarë të mrekullueshëm, Messi është më i mirë se Ronaldo”.
Rezultati: Messi
Jurgen Klopp

“Kam vetëm një foto në telefon. Kjo është me Messi-n. Cristiano Ronaldo ishte aty gjithashtu”.
Rezultati: Messi
Pra, nga këta shtatë trajnerët më të mirë të futbollit, argjentinasi fitoi katër vota, portugezi dy, ndërsa ishte një abstenim./arbresh.info.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...