Cristiano Ronaldo është diagnostikuar me një infeksion viral dhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjen hapëse të Champions League të Azisë që Al Nassr e luan kundër Al Shorta të Irakut.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i tij përmes një deklarate në platformën X.
“Kapiteni i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, nuk është ndjerë mirë sot dhe është diagnostikuar me një infeksion viral”, ka theksuar klubi saudit. “Mjeku i ekipit konfirmoi se ai ka nevojë për pushim dhe duhet të qëndrojë në shtëpi. Si rezultat, ai nuk do të udhëtojë me ekipin në Irak sot. I urojmë kapitenit tonë shërim të shpejtë.”
Pavarësisht mungesës së Ronaldos për ndeshjen hapëse të së hënës në Bagdad, Al Hilal do të ketë ende në dispozicion lojtarë si Sadio Mane, Aymeric Laporte dhe Marcelo Brozovic./rtk
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...