Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se këtë sezon kanë mundësi të fitojnë Ligën e Kampionëve.
Ronaldo iu bashkua para dy sezoneve “Zonjës së Vjetër” dhe ka shënuar mbi 50 gola, por vitin e kaluar dështoi të fitojë Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë në një intervistë për Canal 11, u shpreh se kanë mundësi të fitojnë garën me prestigjioze në botë, por do jetë e vështirë.

“Te luaj për Juventusin me jep mundësinë ta fitojë përsëri. E dimë që është e vështirë, varet nga shumë faktorë, por e dimë që kemi skuadër të mirë. Duhet të shkojmë përpara hap pas hapi”.
Ndërsa i pyetur për golin më të mirë që ka shënuar gjatë gjithë karrierës, portugezi përsëri e pranoi se goli ndaj Juves është më i vështiri.
“Nuk është lehtë të zgjidhi, janë shumë dhe është e vështirë. Goli gërshërë me siguri është më i vështiri nga të gjithë”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Ronaldo gjatë karrierës e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, një herë me Manchester United ndërsa katër herë me Real Madrid.
Juventus në 1/16 e Ligës së Kampionëve do përballet me Lyon./arbresh.info.
Demet Ozdemir “e pëlqen” Londrimin
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...