Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Cristiano Ronaldo ka thënë se Kylian Mbappe nuk di të interpretojë rolin e sulmuesit.
“Pozicioni i qendërsulmuesit është disi i vështirë për Mbappe-n pasi ai nuk di se si të luajë në atë pozicion. Nuk them se nuk mundet, por thjesht nuk është pozicioni i tij”, ka thwnw Ronaldo.
Mes të tjerash portugezi la të kuptohej se po të ishte ende pjesë e Realit do të ndihmonte klubin në këtë situatë.
“Nëse do të luaja në Madrid do ta kisha mësuar që të luante si 9-sh. Unë mësova që të luaja në pozicion edhe pse për shumë vite kam luajtur në krah. Shumë persona e kanë harruar këtë”, përfundoi 39-vjeçari./rtk
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...