
TURIN, ITALY - JANUARY 06: Cristiano Ronaldo of Juventus scores penalty during the Serie A match between Juventus and Cagliari Calcio at Allianz Stadium on January 6, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Chris Ricco/Getty Images)
Cristiano Ronaldo e ka pranuar se ka pasur nevojë për të shënuar gol nga goditja e dënimit, që është e para me fanellën e Juventusit.
Sulmuesi portugez shënoi pas 43 përpjekjeve, në fitoren e Juventusit nga Torino (4-1).
CR7 kishte bërë 43 përpjekje në të gjithë garat gjatë dy sezoneve të fundit, por u mbrojtën, ishin jashtë porte ose godisnin murin mbrojtës.
“Me të vërtetë kisha nevojë për atë gol nga goditja e lirë, kështu që mund të ktheja pak besim”.
“Ne e dinim që do të ishte një lojë e vështirë, por kemi punuar shumë, fituam dhe tani po bëjmë presion te Lazio. Ne e arritëm objektivin sot”, ,” ka thënë Ronaldo për Sky Sport Italia.
Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt nuk do të luajnë ndaj Milanit, shkaku i kartonëve, por Ronaldo thotë se do të përpiqen ta fitojnë edhe atë ndeshje.
“Nuk ka rëndësi kush shënon gola, për sa kohë skuadra fiton. Ne jemi të gjithë në gjendje të mirë dhe do të përpiqemi të fitojmë kundër Milanit, që është një ndeshje tjetër e vështirë”, deklaroi portugezi.
Ronaldo ka shënuar 25 gola për Juventusin këtë sezon në Serie A.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...