Sipas raporteve nga mediat spanjolle, Cristiano Ronaldo ka kërcënuar me largim nga Real Madridin nëse ata nuk dëgjojnë planet e tij për merkaton e transferime.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tashmë ka planifikuar të shpenzoj të holla të mëdha në merkaton e transferime dhe i ka premtuar trajnerit Zinedine Zidane se do të transferoj shënjestrat e tij kryesore, transmeton portali arbresh.info.
Njëri nga prioritetet e trajnerit francez për këtë verë është ylli i Chelseat, Eden Hazard. Por, arritja e tij në ‘Santiago Bernabeu’ mund të mos i pëlqej Cristiano Ronaldos. Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton se superylli portugez nuk e do anësorin e liderit në Premierë Ligë në klub dhe as Antoine Girezmmainin e Atleticos.
Raportet sugjerojnë se Ronaldo i ka treguar Perezit dëshirat e tij për merkaton e ardhshme dhe do të mendoj largimin nga klubi nëse Hazard ose Griezmann arrijnë në klub.
Sidoqoftë, Ronaldo është duke kërkuar mesfushorin e Monacos, Bernardo Silavan. 32-vjeçari ka luajtur me Silvan për Portugalinë dhe shpreson që Perez të arrijë marrëveshje për të transferuar atë nga skuadra franceze./arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK