Cristiano Ronaldo ka deklaruar se si fëmijë ka ëndërruar të luajë për Juventusin, teksa është ndjerë jashtëzakonisht mirë nga ovacionet e tifozëve në Torino gjatë përballjeve me Juventusin, tek e cila skuadër përshëndet atmosferën e mirë, të cilën e quan atmosferë familjare.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, këtë verë për 100 milionë euro la Real Madridin për t’iu bashkuar kampionëve të Italisë.
“Ndihem mirë. Çdo gjë është e mirë. Njerëzit, tifozët, stërvitjet po ashtu janë shumë të këndshme për mua. Jam i lumtur këtu”, ka deklaruar Ronaldo për televizionin e Juventusit.
“Para se gjithash është një klub i madh. Që kur isha fëmijë e kam ndjekur këtë skuadër, duke shpresuar që një ditë të luaj këtu. Tani do të luaj për këtë klub fantastik, një nga klubet më të mëdha në botë”.
“Nuk kam ndonjë moment të saktë kur vendosa të vijë. Gjatë viteve, luajtëm disa herë kundër Juventusit, dhe ishte një ndeshje e veçantë se si mbështetësitë italianë thërrisnin emrin tim”.
“Është klubi më i madh në Itali, një nga më të mirët në botë, kështu që ishte një vendim i lehtë, pasi Juventusi është një skuadër e pabesueshme”.
“E kujtoj çdo ditë, nuk më kishte ndodhur më parë. Në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, shënova gol dhe i gjithë stadiumi më duartrokiti. Ishte një ndeshje e pabesueshme”
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...