Kylian Mbappe me golin e tij nga penalltia mbrëmë ndaj Sevillës që e çoi në kuotën e 59 golave me fanellën e Real Madridit në vitin 2025, duke barazuar rekordin e idhullit të tij, Cristiano Ronaldo, i cili kishte arritur të njëjtën shifër në vitin 2013.
Pas ndeshjes, francezi foli për Real Madrid TV, duke theksuar emocionet e një dite të veçantë, pasi suksesi erdhi pikërisht në ditëlindjen e tij të 27-të, shkruan Arbresh.info.
Mbappé madje festoi golin në stilin karakteristik të Ronaldos, si një dedikim për legjendën portugeze.
“Është një ditë shumë speciale. Është ditëlindja ime dhe që fëmijë kam ëndërruar të luaj një ndeshje profesionale në këtë ditë, sidomos me Real Madridin, klubin e ëndrrave të mia. Fitorja ishte shumë e rëndësishme dhe rekordi është diçka e pabesueshme. Ta arrish këtë në vitin e parë, si idhulli im, lojtari më i madh në historinë e Madridit, është diçka shumë e bukur”, u shpreh Mbappé.
Ai shtoi se marrëdhënia me Ronaldon është shumë e mirë dhe se festimi ishte një gjest respekti.
“Kam festimin tim, por desha ta bëja si ai për t’ia dedikuar. Ka qenë gjithmonë shumë mbështetës me mua”, tha ai.
Ndërkohë pas një postimi të tij në rrjetin social Instagram, Kylian Mbappe ka përmendur Ronaldon.
“Besoni në ëndrrat tuaja. Respekt i madh për Cristianon”, ka shkruar ai.

E reagimi i yllit portugez nuk ka munguar, ku i ka komentuar me dy simbole duke e duartrokitur dhe një shenjë të zjarrit, si një shenjë arritje për sulmuesin francez.
Mbappe asnjëherë nuk e ka fshehur respektin dhe dashurinë që ka pasur që kur ka qenë i vogël për Cristiano Ronaldon, dhe me kalimin e kohës ky respekt ka qenë i ndërsjellët./Arbresh.info
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...
Haradinaj në Istog, prezanton planin katërvjeçar për të ardh...
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...