Raportet e Cristiano Ronaldos dhe tifozëve të Atletico Madridit vazhduan me tensione edhe gjatë ndeshjes së të mërkurës në Ligën e Kampionëve.
Pas gjesteve të bëra gjatë ndeshjet së sezonit të kaluar, njësoj ndodhi edhe gjatë ndeshjes së mërkurës në Wanda Metropolitano.
Edhe kësaj radhe, Ronaldo bëri një gjest drejt tifozëve të Atleticos kah fundi i ndeshjes, ku shihet teksa bënë shenj me gishtat e tij.
Ai u pyet për këtë nga gazetarët e El Chiringuito pasi ai kaloi nëpër zonën mix pas lojës.
“Mësoni, ju duhet të mësoni”, ishte përgjigja e Ronaldos dhënë gazetarëve.
Nuk është e qartë, sidoqoftë, nëse ai po i referohej tifozëve të Atleticos ose gazetarëve që e pyetën atë për incidentin.
Megjithatë, gjesti i bërë i Ronaldos mendohet se ka të bëjë me het-trikun e shënuar sezonin e kaluar.
Videon mund ta shikoni KËTU.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...