Ylli portugez, Kristiano Ronaldo shënoi golin e tij të parë me fanellën e Juventusit në miqësoren që “Zonja e Vjetër” luajti kundër ekipit të Primavera u-21.
“CR7” iu deshën vetëm 8 minuta lojë që të shënonte, duke treguar një formë shumë të mirë fizike. Pas ndeshjes, ylli portugez falënderoi të gjithë tifozët juventuinë të pranishëm në stadium, që ishin rreth 15 mijë.
Por dhe në rrjetet e tij sociale, Ronaldo falënderoi të gjithë tifozët që e ndoqën dhe mbështetën nga ekrani… në gjuhën italiane.
“Një ditë emocionuese në një atmosferë të veçantë që tregon historinë fituese të Juves. Falënderoj të gjithë tifozët për ngrohtësinë e madhe!”#FinoAllaFine (deri në fund).
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...