Cristiano Ronaldo është paditur për përfshirjen e tij në një shkëmbim të kriptomonedhave.
Vitin e kaluar, Ronaldo nënshkroi një partneritet me Binance, që ishte shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë sipas vëllimit të tregtimit në atë kohë.
“Ky është shansi juaj për t’u bashkuar me komunitetin tim dhe për të zotëruar momente ikonike nga karriera ime,” tha Ronaldo nëntorin e kaluar dhe i ftoi fansat e tij t’i bashkohen.
Kontrata e parë e diskutueshme që Binance nënshkroi ishte me Federatën e Futbollit të Argjentinës.
Këtë verë, ajo kontratë u ndërpre pasi kompania deklaroi se “Federata e Futbollit të Argjentinës nuk i ka përmbushur plotësisht detyrimet kontraktuale”.
Tani një problem i ri ka lindur pasi ndaj Ronaldos është ngritur një padi nga tre persona. Ata pretendojnë se kanë “pësuar humbje serioze për shkak të promovimit të kriptomonedhave nga Ronaldo”.
Padia shton se përdoruesit që u regjistruan përmes promovimit të Ronaldos e përdorën shkëmbimin për arsye të tjera, si për shembull për të investuar në kriptomonedha të falsifikuara.
“Promovimi i Binance nga Ronaldo kërkoi investime në kriptomonedha të falsifikuara duke inkurajuar miliona fansa të tij të investonin në Binance”, thuhej në padi.
Padia gjithashtu ka pretenduar se Ronaldo ishte në dijeni ose duhej ta dinte se Binance po shiste kriptomonedha të falsifikuara./Telegrafi/
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...