Cristiano Ronaldo në një anë, Joao Felix në anën tjetër, të dy super lojtarët janë të asistuar nga agjenti Jorge Mendes.
Dje në Global Soccer Awards që u zhvillua në Dubai të tre fituan nga një çmim, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo u shpall lojtari më i mirë, Felix lojtari i ri më i mirë ndërsa Mendes agjenti më i mirë për vitin 2019.
Super agjenti ka thënë se Cristiano nuk mund të krahasohet me asnjë lojtarë tjetër, pasi është i veçantë.

“Crisitano nuk mund të krahasohet me ndonjë lojtarë tjetër, është i veçantë, ndryshe nga të tjerët. Në moshën 30-vjeçare ka bërë gjë që asnjëherë nuk janë bërë:
“Ka shënuan nëntë gola në Itali, aty ku është shumë vështirë për të shënuar. Me Juventus mund të fitojë shumë, do jetë se shpejti 35 por mund të luajë aq sa dëshiron”
Ndërsa për Felix u shpreh se në të ardhmen do të bëhet kampion pasi ka ambiciet e Ronaldos.
“Ka gjithçka për tu bërë kampion. Ka ambicien e Ronaldos. Nëse Cristiano do të luajë për 5 – 6 vite tjera, të shohësh Portugalinë si kampion i Botës nuk do jetë e pamundur”./arbresh.info.
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...