Cristiano Ronaldo ka mbyllur një tjetër sezon të suksesshëm individualisht tek skuadra e Al-Nassr.
Portugezi e ka mbyllur kampionatin arab me gol në ndeshjen e fundit ndaj Al-Fateh, shkruan Arbresh.info.
Ronaldo realizoi në minutën e 42-të për epërsinë fillestare të skuadrës së tij, mirëpo në fund ata u mposhtën 3-2.
Ky ishte goli i 25 në këtë sezon i 40-vjeçarit krahas tri asistimeve.
Portugezi i prinë listës së golashënuesve në Superligën arabe, duke u shpallur golashënuesi më i mirë për sezonin 2024/25.
Ai tashmë ka të realizuar 936 gola gjatë gjithë karrierës së tij me klube e kombëtare dhe si synim ka të mbërrij shifrën e 1000 realizimeve./Arbresh.info

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...