Cristiano Ronaldo raportohet se dëshiron ta vazhdojë qëndrimin në Al Nassr.
Lajmin e ka bërë të ditur “TalkSPORT”, përcjell “Gazeta Express”.
Edhe pse kontrata e tij me klubin nga Arabia Saudite është e vlefshme deri në verën e vitit 2025, 39 vjeçari ka thënë se është i hapur për t’ia shtuar asaj një vit tjetër në mënyrë që të luajë ende në Saudi Pro League.
Ronaldo ka shfaqur formë të jashtëzakonshme që kur i ishte bashkuar Al Nassr, ndërsa në këtë sezon i ka realizuar 33 gola në 28 ndeshje në këtë edicion.
Ndikimi i tij e ka rritur imazhin e klubit dhe liga është bërë më e fortë që prej arritjes së tij, e pasuar më pas nga yje të tjerë.
Vazhdimi eventual i kontratës do ta linte Ronaldon në Al Nassr deri në verën e vitit 2026.
Klubi saudit ndërkohë do ta festonte këtë vazhdim eventual të bashkëpunimit pasi do ta kishte në gjirin e tij edhe për një vit njërin prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Arte dhe i pesëfishtë i Ligës së Kampionëve, rekordmen i disahershëm, e mbylli eksperiencën evropiane, ku kishte luajtur në Sporting Lisbonë, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës në Arabinë Saudite.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata