Google ADS

Ronaldo e humbi penalltinë, por i fitojë zemrat e tifozëve (Video)

23:49 | 18 Qershor 2016
Arbresh Info

Është gjithmonë në qendër të kritikave për veprimet e tij në fushë dhe jashtë fushe, megjithatë Cristano Ronaldo vazhdon të tregojë se nuk është vetëm një futbollist i madh por edhe një njeri me zemër te madhe.

Vetëm para pak ditësh Ronaldo ishte kritikuar tepër shumë me arsyen se kishte injoruar një lojtar të Islandës i cili kishte kërkuar fanellën e tij, por një gjë e tillë u mohua nga vet lojtari islandez i cili tregoi në një konferencë për media se Ronaldo ishte tepër i sjellshëm dhe se i kishte thënë që do t’ia jap fanellën posa të futen në dhomat e zhveshjes.

Duket se Ronaldo kritikohet pa të drejtë nga mediet e ndryshme dhe ai jo vetëm që është një futbollist i madh por është edhe një njeri me zemër te madhe. Këtë e dëshmoj edhe pas ndeshjes së sotme kur një tifoz u fut në fushë për të realizuar një foto me të dhe sigurimi e ndaloj atë, shkruan portali arbresh, por Ronaldo i kërkoi sigurimit që të lejonin tifozin të realizonte fotografinë dhe krejt në fund edhe ti dhuronte një përqafim atij.

Pas këtij veprimi të Ronaldos, tifozët filluan të brohorisnin emrin e tij. Ronaldo mund të ketë humbur penalltinë e sotme dhe disa raste tjera të mira shënimi, por me veprimin e bërë për tifozin ka fituar zemrat e shumë tifozëve brenda dhe jashtë stadiumit./arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=I3rx0SwxS_g

Shpërndaje në rrjete sociale