Legjenda braziliane e futbollit Ronaldo e vlerëson David Beckhamin si njërin ndër lojtarët më të të mirë të të gjitha kohëve, përderisa e kujtoi kohën kur kishte luajtur bashkë me anglezin në Real Madrid.
Braziliani dhe anglezi ishin bashkë pjesë e ekipit të famshëm të Real Madridit, Galacticos, mes viteve 2003 dhe 2007, transmeton Gazeta Express.
Beckham u transferua në Santiago Bernabeu në vitin 2003, një vit pasi Ronaldo kishte shkuar atje nga Interi. Ronaldo kishte bërë gjithçka të mundur për ta bërë të ardhurin nga Manchester Unitedi të ndihet rehat në Madrid.
“Njëri ndër njerëzit e parë që i pashë atje ishe ti. Kur ti hyje në zhveshtore, mua më bëje të ndihesha më rehat që isha aty”, i tha Beckhami Ronaldon në një lidhje të drejtpërdrejtë në Instagram.
E Ronaldo insistoi se Beckhami ia kishte kthyer mirëpritjen me punën e tij të palodhshme në mesfushë.
“Njeri, ti je i mrekullueshëm. Për mua, ti je njëri ndër më të mirët e të gjitha kohëve në qendër. Mënyra se si ti e prekje topin, si e merrje topin kurdo që doje dhe as pa më shikuar”, ia ktheu Ronaldo.
“Unë duhet të të falënderoj për pasimet e shumta që m’i jepje”.
Përkundër që Real Madridi në atë kohë i kishte shumë prej lojtarëve më të mirë në botë, ajo skuadër arriti t’i fitojë vetëm dy trofe gjatë kohës sa Beckhami ishte aty.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...