Legjenda braziliane, Ronaldo, mendon se edhe Lionel Messi edhe Cristiano Ronaldo janë fantastikë, por beson se superylli i Real Madridit e meriton më shumë Topin e Artë këtë vit.
Fenomeni është shpallur tri herë lojtari më i mirë në botë gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, ndërsa dy rivalët aktualë, Messi dhe CR7 i kanë fituar nëntë çmimet e fundit.
Superylli i Barcelonës aktualisht ka një Top të Artë (pesë në total) më shumë se rivali i tij te Los Blancos.
“Këtë vit do ta zgjidhja Cristiano Ronaldon si fitues të Topit të Artë. Në dy vitet e fundit, ai ka qenë vendimtar.
“Ai ka qenë lojtari kryesor në shumë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe luan në finale. Numrat e Cristianos nuk bën të anashkalohen”, ka deklaruar Ronaldo për Fox Sports.
Portugezi ka shënuar 40 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke e fituar La Ligan dhe luan në finale të Ligës së Kampionëve. Messi, nga ana tjetër, ka realizuar 54 gola, ndërsa e ka fituar vetëm Kupën e Mbretit.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit