Ronaldinho katër vite ka luajtur me Lionel Messin te Barcelona.
Gjatë këtyre viteve, ambasadori i ri i Barcelonës, nuk ndalur asnjëherë adirimin e tij për Lionel Messin, që ato vite cilësohej si ‘Maradona i ri’ i Argjentinës.
Por gjitha këto, nuk kanë mjaftuar që Lionel Messi të konsiderohet më i miri në botë nga Ronaldinho.
Braziliani ka thënë se Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, në një përgjigje të dhënë për gazetarin e RTS në Greqi, pas finales Real Madrid 4-1 Juventus, shkruan index.hr, përcjell lajmi.net.
“Kush? Mirë, Cristiano Ronaldo natyrisht. Rezultatet, titujt, golat dhe ndeshjet e tij tregojnë për të”, është përgjigjur Ronaldinho.
Sigurisht se kjo është një përgjigje befasuese, kur e dimë se Ronaldinho ka qenë disa vite pjesë e Barcelonës, e po ashtu është ambasador i kësaj skuadre.

Erdogan: Njohja e Somalilandit nga Izraeli e paligjshme dhe ...
Williams kritikon ashpër Superkupën e Spanjës në Arabinë Sau...
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin...
Albin Kurti organizon Festën e Fitores dhe të Vitit të Ri, m...
Grabitje si në filma në Gjermani: Nga 3 mijë kasaforta vjedh...
Elbasan/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 66-...