Ronaldinho është kthyer në fushë mbrëmjen e kaluar dhe nuk ka zhgënjyer me paraqitjen e tij në një miqësore për skuadrën kolumbiane Santa Fee.
39-vjeçari mbathi prapë atletet dhe ishte i pranishëm në fitoren 2 me 0 ndaj Atletico Nacional mbrëmjen e së enjtes ku nuk zhgënjeu aspak të gjithë të pranishmit e mbledhur për të shikuar atë, transmeton portali arbresh.info.
Ashtu siç mund të shikoni në videon më poshtë (ose duke klikuar këtu), superylli brazilian prodhoi një super asistim ndërmjet mbrojtjes së skuadrës kundërshtare por e veçanta e gjithë kësaj është edhe fakti se këtë lëvizje e bëri me kokë të kthyer anash.
Ishte thjeshtë një asistim magjik nga ish ylli i Barcelonës dhe AC Milanit dhe bazuar në këtë fakt, ai me gjasë ka edhe më shumë për të ofruar në rast se vazhdon të marrë pjesë në të ardhmen edhe në ndonjë tjetër ndeshje bamirëse.
Jose Luis Caicedo meriton gjithashtu duartrokitje për finalizimin e bukur duke siguruar se Ronaldinho ishte i gatshëm për të prodhuar një tjetër moment të theksuar dhe tani mbetet të shihet nëse do të vazhdojë shkëlqimin edhe në ndeshjet e ardhshme./arbresh.info/
https://twitter.com/Joshua_Ubeku/status/1185093275314774016
https://twitter.com/SimonEdwardsSAF/status/1185024288434376704
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK