Trajneri i Romas, Eusebio Di Francesco ka emëruar skuadrën e tij prej 28 lojtarëve për turneun veror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Giallorossët” do të marrin pjesë në ‘International Champions Cup’, ku do të përballen me Paris Saint Germain në Detroit më 19 korrik, Tottenham Hotspurin në New York më 25 korrik dhe Juventusin në Boston më 30 korrik, transmeton portali arbresh.info.
Lorenzo Pellegrini i bashkohet skuadrës për stërvitjet parasezonale, pas pushimit shtesë për shkak të pjesëmarrjes së tij në Kampionatin Evropian U-21.
Luca Pellegrini është thirrur gjithashtu, por lëndoi sërish ligamentin e këmbës në miqësoren e zhvilluar dje dhe do të jetë për disa muaj jashtë fushe./arbresh.info
Skuadra e plotë e Romas: Alisson, Lobont, Romagnoli, Skorupski; Nura, Castan, Bruno Peres, Fazio, Karsdorp, Manolas, Moreno, Juan Jesus, Emerson Palmieri, Seck; Nainggolan, De Rossi, Florenzi, Gonalons, Pellegrini, Gerson, Strootman; Antonucci, Dzeko, El Shaarawy, Iturbe, Perotti, Tumminello, Sadiq
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë