Skuadra nga kryeqyteti italian ka nisur të mendojë për stinorin tjetër.
Atalanta ka pranuar ofertën e Romës prej 28 milionë eurosh për mesfushorin e talentuar Franck Kessie, shkruajnë mediat në Itali.
Sipas Corriere dello Sport, çështja për të ardhmen e futbollistit tashmë është vendosur edhe pse agjenti i tij ka insistuar që është në shqyrtim të të gjitha ofertave.
Kessie ka zhvilluar një sezon fantastik me Atalantën këtë sezon dhe ofertat në adresë të tij kanë qenë të shumta edhe nga ligat e tjera, por vetë futbollisti ka preferuar të qëndrojë në Itali.
Roma i ka ofruar 20-vjeçarit një kontratë pesë-vjeçare me një pagë prej 1.5 milionë eurosh në vit.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...