Mediat italiane raportojnë se Roma ka refuzuar një ofertë të Real Madridit në drejtim të portierit të tyre, Alisson Becker.
Alisson ka bërë përshtypje të mëdha këtë sezon pas paraqitjeve brilante me fanellën e Romës në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Arritja e kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, por edhe kalimi deri në gjysmëfinale të kësaj gare këtë vit janë meritë e madhe e brazilianit.
Këto paraqitje kanë bërë që portieri brazilian të jetë një emër i nxehtë në afati kalimtar dhe të kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane.
Është gjiganti spanjoll, Real Madridi, njëra nga skuadrat më të interesuara dhe thuhet se ka bërë ofertë në drejtim të Alissonit.
Megjithatë, sipas mediumit italian Corrierre dello Sport, Roma ka hedhur poshtë një ofertë nga Real Madridi për portierin Alisson.
Giallosossët janë të vendosur ta mbajnë portierin dhe nuk do të pranojnë asgjë ofertë më të vogël se 100 milionë euro për reprezentuesin e Brazilit.
Për Alissonin interesim kanë shprehur edhe gjiganti anglez, Liverpooli dhe ai francez, Paris Saint-Germain. /Telegrafi/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...