Ish-trajneri i Romës, Claudio Ranieri aktualisht këshilltar i familjes Friedkin, pronarëve të klubit, ka konfirmuar se skuadra nga kryeqyteti italian është e hapur për rikthimin e Francesco Tottit në një rol drejtues brenda klubit.
Në një intervistë për Sky Sport Italia, Ranieri bëri të ditur se tashmë ekzistojnë kontakte mes palëve për të përcaktuar rolin konkret që mund të marrë legjenda e klubit.
“Familja Friedkin po e shqyrton këtë mundësi. Shpresoj që Totti të jetë i dobishëm për Romën, sepse ai është pjesë e këtij klubi”, u shpreh Ranieri.
Sipas mediave italiane, bisedimet janë duke vazhduar për të saktësuar pozitën që do të kishte ish-kapiteni legjendar i “giallorossëve”. Totti, i cili e kaloi të gjithë karrierën e tij te Roma, ishte pjesë e drejtuesve të klubit nga viti 2017 deri më 2019, në kohën kur president ishte James Pallotta.
Megjithatë, pas ardhjes së vëllezërve Dan dhe Ryan Friedkin në krye të klubit në gusht të vitit 2020, Totti mbeti jashtë organeve drejtuese.
Në vitet e fundit, marrëdhëniet e tij me klubin u ftohën dhe ai mungoi për rreth dy vjet në “Stadio Olimpico”, gjatë periudhës kur Roma drejtohej nga José Mourinho.
Kjo situatë ndryshoi dy javë më parë, më 22 janar, kur Totti u shfaq papritur në stadium gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës ndaj Stuttgartit.
Një rol kyç në afrimin mes palëve ka pasur pikërisht Claudio Ranieri, i cili tani shërben si këshilltar i pronarëve të klubit./Arbresh.info
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...