Roma ka arritur të marrë një fitore të madhe në shtëpi, duke e ‘shkatërruar’ Genoan qësh në pjesën e parë.
Të besuarit e Gian Piero Gasperinit fituan 3-0 në “Stadio Olimpico” ndaj Genoas, që drejtohet nga ikona e Romës, Daniele de Rossi.
Serinë e golave në kryeqytet e hapi Matias Soule, i cili shënoi në minutën e 14-të.
Vetëm pesë minuta më vonë, Manu Kone shënoi për 2-0 pas asistimit nga Evan Ferguson.
Ky i fundit shënoi edhe gol, duke shfrytëzuar një tollovi në mbrojtjen e Genoas, për rezultatin 3-0.
Pjesa e parë u mbyll kështu, teksa ajo e dyta e prodhoi vetëm një gol.
Rastet ishin të pakta nga të dy anët, mirëpo ishin mysafirët që shënuan golin e nderit.
Ishte Jeff Ekhator që shënoi për 3-1, në minutën e 87-të të ndeshjes.
Me këto tri pikë, Roma shkon në kuotën e 33 pikëve, në vendin e katërt, tri më pak se Interi në vendin e parë.
Vendi i dytë shkon për Milanin me 35 pikë, teksa Napoli është i treti me 34 pikë.

Top 5-shen e mbyll Juventusi me 32 pikë. Ndërkohë, Genoa e De Rossit gjendet në vendin e 17-të me 14 pikë, duke luftuar për mbijetesë.
Ndeshjen e ardhshme, Roma e luan në vitin 2026, me 3 janar në Bergamo ndaj Atalantës, ndërsa Genoa e pret Pisën, po në të njëjtën ditë.
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё