AS Roma është e interesuar për të nënshkruan me futbollistin kosovar të Manchester United, Adnan Januzajn, për t’i dhënë një shans për të shkëlqyer në Serie A.
Reprezentuesi i Belgjikës është ende vetëm 22-vjeçar, por ka qenë pjesë e akademisë së Manchester United që nga viti 2011, transmeton portali arbresh.info. Ai ka shpenzuar sezone në formë huazimi te Borussia Dortmundi dhe Sunderlandi, por nuk ka qenë në gjendje të përbush pritshmëritë.
Bazuar në një raport nga ‘DhNet’ në Belgjikë, drejtori sportiv i Romas, Monchi, është duke kërkuar transferimin e Januzajt te kryeqyteti italian.

Megjithatë, Roma do të jetë në garë për shërbimet e tij me skuadrën spanjolle Real Sociedad.
Kontrata e tij me Manchester United është e vlefshme deri në muajin qershor të vitit 2018.
Januzaj ka shpenzuar këtë sezon në formë huazimi te Sunderlandi duke dështuar për të shënuar një gol brenda 25 paraqitjeve të tij në Premierë Ligë./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...