Mateo Retegui ka bërë për vete të gjitha skuadrat e mëdha italiane, pas shkëlqimit në dy ndeshjet e para me Kombëtaren e Italisë.
Sulmuesi argjentinas me pasaportë italiane ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para me fanellën e Azzurëve duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha italiane.
23-vjeçari është i huazuar te Tigre nga Boca Juniors, derisa skuadra e tij aktuale ka mundësinë e blerjes për vetëm 2,5 milionë euro.
Retegui duket se po kalon muajt e fundit në Argjentinë pasi pritet transferimi në Evropë, ku Inter, Milan, Juventus, Roma, Atalanta por edhe Atletico Madrid janë vënë pas tij, shkruan telegrafi.
Calciomercato ka raportuar se Roma ka bërë hapa para për të nënshkruar me sulmuesin, duke kontaktuar tanimë drejtuesit e klubit argjentinas Tigre.

Giallorosët janë duke menduar shitjen e Tammy Abraham dhe Retegui shihet si zëvendësuesi adekuat i sulmuesit anglez në Olimpico.
Kryeqytetasit italianë janë duke përshpejtuar për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit, pasi konkurrenca për të është shumë e madhe.
Tigre pritet ta blej fillimisht yllin e ri nga Boca Juniors për 2,5 milionë euro, derisa për largimin e tij synon të fitojë rreth 25 milionë në afatin kalimtar veror.
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...