Roma nuk po arrin të këndellet nga forma e dobët që po kalon këtë sezon, së fundmi kryeqytetasit u mposhtën edhe nga Bologna, në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.
Mysafirët realizuan të parët me golin e Castros në minutën e 25-të, shkruan Arbresh.info.
Kur po kalonte minuta e 63-të, në skenë u shfaq El Shaaraëy i cili barazoi rezultatin dhe i dha një fije shprese Romas.
Mirëpo pas tre minutash, Bologna riktheu epërsinë sërish duke shënuar me Orsolinin.
Ndërkohë pas 11 minutash ata realizuan edhe golin e tretë me anë të Karlsoonit.
Roma ngushtoi epërsinë pas pesë minutash ku realizoi sërish El Shaaraëy, por kjo ishte e tëra se çfarë bën vendasit pasi deri në fund nuk pati gola dhe Bologna arkëtoi tri pikët e radhës.
Pas këtij triumfi ata radhiten në vendin e tetë me 11 pikë, kurse romakët mbesin në vendin e 12-të me 13 pikë./Arbresh.info
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë