Real Madridi do të duhet të përballet me Benfican pa Rodrygon në të dyja ndeshjet e eliminatorit të Champions League.
UEFA konfirmoi zyrtarisht dy ndeshjet pezullim një javë pas kartonit të kuq që sulmuesi mori për “gjuhë abuzive” ndaj arbitrit.
Rregullorja parashikon një pezullim minimal për këtë lloj shkeljeje, që në rastin e tij do të thotë dy ndeshje.
Incidenti ndodhi në minutën e 96-të të ndeshjes së javës së kaluar, kur Benfica po fitonte 3-2 dhe Reali mbeti me nëntë lojtarë.
Rodrygo iu drejtua arbitrit Davide Massa, i cili, duke marrë parasysh se sulmuesi kishte një karton të verdhë, vendosi t’i tregonte kartonin e kuq direkt.
“Dje u lëshova nga emocionet duke kërkuar për humbje kohe. Nuk është mënyra ime e të vepruarit. Nuk kisha marrë kurrë karton të kuq me fanellën e Real Madridit dhe jam i vetëdijshëm për pasojat. Kërkoj falje ndaj tifozëve, klubit, shokëve të skuadrës dhe trajnerit. Do të vazhdojmë të jemi të bashkuar dhe të luftojmë për këtë stemë dhe për Ligën e Kampionëve”, tha Rodrygo një ditë pas ndeshjes./Arbresh.info
Ayer me dejé llevar por el momento al reclamar las pérdidas de tiempo. No es mi forma de hacer. Nunca había sido expulsado jugando con el Real Madrid y soy consciente de las consecuencias. Pido perdón a la afición, al club, a mis compañeros y al entrenador. Seguiremos unidos y…
— Rodrygo Goes (@RodrygoGoes) January 29, 2026
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...