Roberto Carlos i shtrirë në spital, kjo është gjendja e tij

12:09 | 31 Dhjetor 2025
D.H

Ish-futbollisti legjendar, Roberto Carlos, ndodhet i shtruar në spital në vendin e tij për shkak të një problemi me zemrën.

Ai ishte duke pushuar në Brazil dhe kishte shkuar fillimisht për një kontroll për një tromb të vogël në këmbë. Gjatë një rezonance të plotë trupore, mjekët zbuluan se zemra e tij nuk po funksiononte siç duhet.

Menjëherë u vendos për të kryer një operacion për vendosjen e një kateteri. Interventi, që pritej të zgjaste rreth 40 minuta, u shtrajtua pothuajse tre orë për shkak të disa komplikacioneve, por përfundoi me sukses.

Roberto Carlos është jashtë rrezikut, megjithatë do të qëndrojë nën vëzhgim të ngushtë dhe në spital për 48 orë të tjera për të monitoruar përmirësimin e tij.

Ish-futbollisti i qetësoi tifozët duke deklaruar: “Tani jam mirë”./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale