RMC Sport raporton se sulmuesi, Robert Lewandowski po kërkon të largohet nga Bayern Munchen këtë verë, me një vit të mbeutr nga kontrata e tij.
Bavarezët, të cilët u eliminuan nga Champions League mbrëmë nga Villarreali, kanë nisur tashmë bisedimet në disa fronte për të sjellë nënshkrimte të reja.
Megjithatë, sulmuesi polak dëshiron të largohet nga Gjermania këtë verë, pasi është mërzitur nga ajo që ai e sheh si mungesë konsiderate nga ana e drejtuesve të klubit.
Veçanërisht, drejtuesit e Bundesligës nuk kanë hapur ende bisedime me të për një zgjastje. Thuhet se klubi po e frenon orën pasi nuk do të ishte kundër që sulmuesi polak të ikte para se të transferohej edicionin tjetër me parametra zero.
Barcelona ka treguar interes konkret dhe e ka bërë atë prioritetin e tyre nënshkrimin e tij. Menaxheri i Blaugranëve, Xavi ka folur veçanërisht me Lewandowskin, ndërsa presidenti i klubit, Joan Laporta ka zhvilluar bisedime me agjentin Pini Zahavi në shumë raste.
Lewandowski ende nuk e ka shprehur dëshirën për t’u larguar te punëdhënësit e tij aktual dhe pret një shenjë prej tyre. Në fillim të majit pritet të mbahet një takim për të gjetur një zgjidhje./Arbresh.info
Lansohet linja 0800 pa pagesë në kuadër të periudhës informu...
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...