Futbollisti holandez Arijen Robben ka vlerësuar lart dy menaxherët Jose Mourinho dhe Louis van Gaal, duke thënë se kanë pasur ndikim të rëndësishëm në karrierën e tij.
Holandezi ka punuar me portugezin në Chelsea në vitet 2004-2007, para se të largohej për në Real Madrid.
“Mourinho ishte shumë i drejtë, shumë i mirë”, ka deklaruar Robben.
“Problemi i vetëm ishin dëmtimet. Ai nuk mund të llogariste në mua. Ishte frustuese për të dytë dhe u bë e vështirë. Por në pikëpamjen e futbollit, ai ishte shumë i rëndësishëm. Ai më ka ndihmuar në aspektin mental”, ka shtuar holandezi.
“Mendoj se kam pasur një zhvillim pozitiv në Chelsea. Isha shumë i ri kur u transferova, vetëm 20 vjeç dhe kisha probleme me dëmtimet”.
Robben ka punuar me van Gaalin në Bayern dhe Holandë, ku në botërorin e fundit ka qenë lojtari kyç i skuadrës.
“Që nga dita e parë van Gaal më ka bërë të ndihem i rëndësishëm. Ai më ka dhënë një rol të rëndësishëm dhe pata një vit të parë të mrekullueshëm. E falënderoj shumë”, ka shtuar ylli i Bayernit.
“Ai është një trajner që i bën lojtarët individualë të ndihen mirë. Kjo gjë është e rrallë sot. Kam shumë besim se do të ketë sukses te United. Atij i duhet kohë që ta ndërtojë skuadrën. Nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe fiton Kupën FA, do të ketë një sezon të mrekullueshëm”, përfundoi Robben.
Inter Miami kërkon të ribashkoj Messin me ish-shokët e skuad...
Enrique Iglesias dhe Ricky Martin koncert në Shqipëri dhe më...
Barcelona kërkon 70 milionë euro për Raphinhan
Osmani për përplasjet e Kurtit me SHBA-në: Edhe mes miqve e ...
Moska thotë se bombarduesit strategjikë rusë dhe kinezë u sh...
Greqia kërkon ndihmën e Turqisë për migrantët