Ditëve të fundit është raportuar se Inter po interesohet për shërbimet e Arjen Robben.
Robben më herët gjatë këtij sezoni ka bërë të ditur se ky do të jetë sezoni i fundit i tij tek Bayern Munich.
Lojtari ka thënë se ka mundësi që karriera e tij të vazhdojë nëse pranon ndonjë ofertë tërheqëse.
Së fundmi, i pyetur për interesimin e Inter për të, holandezi është shprehur shumë i lumtur.
“Jam krenar dhe i lumtur të pranojë këto oferta. Javët e kaluara kanë qenë shumë të ngarkuara, sidomos për babanë tim i cili është edhe agjenti im, por është mirë të dëgjoj se skuadrat janë të interesuara” ka thënë Robben.
“Për mua, e ardhmja është akoma e hapur. Unë po pres. Dua të pres dhe të fokusohem që të jem sa më i përgatitur, të kthehem dhe të luaj futbollin tim” ka thënë tutje holandezi.
Robben këtë muaj do të mbush 35 vite. Ai vitet më të mira të karrierës së tij i kaloi me Bayern Munich dhe tashmë po shikon për një aventurë të re, për ta mbyllur karrierën e tij.
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...
Sllovakia në epërsi ndaj Kosovës