Riyad Mahrez dëshiron të transferohet te Arsenali për shkak të trajnerit Arsene Wenger.
26-vjeçari është kërkuar shumë për transferim te klubi në Emirates gjatë verës së vitit të kaluar pasi i ndihmoi Leicester Cityt të fitojë trofeun befasues në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Por, tani raportet në Algjeri sugjerojnë që anësori është i gatshëm të largohet nga klubi në King Power Stadium dhe tashmë ka njoftuar pronarin e “Dhelprave”, Vichai Srivaddhanaprabha, për vendimin e tij.
Lexo edhe: I jep fund karrierës në Real nëse largohet Cristiano Ronaldo
Chelsea dhe Liverpooli thuhet se janë duke kërkuar gjithashtu transferimin e ish lojtarit të Le Havres, por ai dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Wengerit pavarësisht dështimit për të siguruar kualifikimin në UEFA Ligë të Kampionëve.
“Topçinjtë” duhet të shpenzojnë të paktën 26 milionë funta për sulmuesin./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...