Legjenda braziliane, Rivaldo, ka thënë se Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City këtë verë dhe të kthehet në Spanjë.
Trajneri spanjoll që në muajin mars ka thënë se do ta vazhdojë qëndrimin te kampioni i Ligës Premier, ashtu që asokohe përgënjeshtroi lidhjen me Juventusin.
Përkundër kësaj, Rivaldo mendon se miku i tij i vjetër është i hapur për t’u kthyer në vendlindje në funs të sezonit, sepse nuk i pëlqen të qëndrojë larg familjes dhe miqve për një kohë të gjatë.
“Manchester City ka ndryshuar për të mirë që nga arritja e Pep Guardiolas, ndërsa fitimi i dy titujve rresht e bën atë pjesë të historisë së klubit”.

“Besoj se Pep do të ketë mundësi të tjera dhe projekte të reja për të menduar këtë verë dhe përkundër kënaqësisë aktuale në Etihad, ndoshta një ofertë e mirë nga një klub spanjoll do t’i interesonte”.
“E them këtë, sepse Pepit nuk i pëlqen të qëndrojë larg familjes dhe miqve, dhe vërtet dëshiron të qëndrojë me ta, prandaj kthimi i mundshëm në Spanjë do t’i ndihmonte”, ka deklaruar braziliani për Betfair. /telegrafi
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1