“Cristiano Ronaldo do të doja të kthehej në Real Madrid”. Kjo është dëshira e ish-futbollistit brazilian Rivaldo.
Ronaldo duket se dëshiron largimin nga Arabia Saudite dhe rikthimin tek gjiganti spanjoll.
Rivaldo në një intervistë për “AS”, ka thënë se do të ishte mirë për portugezin dhe futbollin që të kthehet në Madrid.
“Unë e kuptoj që kontrata që ai nënshkroi është e domosdoshme, por Arabia Saudite është një vend i mbyllur dhe të luash futboll atje nuk është aq e lehtë sa mendoni”, tha Rivaldo.
“Do të ishte mirë për të dhe për futbollin nëse ai do të kthehej në Real Madrid dhe të përfundonte aty karrierën. Sigurisht që tifozët duhet të kuptojnë se nuk mund të presin gjerat që i kishte bërë ai më parë, por ai ende mund ta ndihmojë klubin të fitojë trofe”, ka theksuar Rivaldo./rtk
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...