Barcelona u ndal në javën e 14-të të La Ligës në shtëpi në barazimin 2-2 me Valencian.
Skuadra katalunase shënoi me anë të Lionel Messit dhe Ronald Araujos, derisa për Lakuriqët shënuan Daikhaby dhe Maximiliano Gomez.
Por, kur jemi te goli i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, ndodhi një gjë që pak kush e kishte pritur.
Barcelona kishte fituar një penallti në minutën e 45+4-të, e që përgjegjësinë e mori Messit që ta ekzekutonte.
Portieri i Valencias, Jaume Domenech bëri një veprim që rrallë mund të shihet, duke u gjunjëzuar në vijën e portës.
Gardiani i Lakuriqëve arriti që të ndalonte goditjen e Messit pasi ishte ngritur në këmbë, mirëpo më pas argjentinasi shënoi nga topi i rikthyer nga Jordi Alba.
Kujtojmë se ky gol i shënuar, për Messin ishte 643-ti në karrierë, e që barazoi rekordin e Peles që kishte shënuar po aq për Santosin në ligë.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit