Ish mbrojtësi anglez, Rio Ferdinand, ka kritikuar paraqitjen e qendërmbrojtësin danez të Chelseat, Andreas Christensen.
Chelsea dhe Barcelona barazuan në takimin e parë të zhvilluar së 1/8 të Ligës së Kampionëve, me rezultat 1 me 1.
Golin për skuadrën angleze e shënoi mesfushori brazilian, Willian, ndërsa për Barçën e shënoi, Lionel Messi.

Ferdinand ish futbollist i Manchester United dhe i kombëtares angleze, ka kritikuar paraqitjen e danezit, Andreas Christensen, në rolin e analistit në televizionin anglez ‘BT Sport’, transmeton arbresh.info.
“Ju nuk e bëni atë gabim në ndeshje si kjo, me rëndësi të madhe siç është’, tha Ferdinand.
Christensen gaboi në mbrojtje duke i dhuruar topin, Iniestas, i cili asistoi për Messi, ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë pa ndonjë problem.

“Kur ju i jepni një shans lojtarëve si Messi, natyrisht se topi do të përfundoj në rrjetë”, përfundoi Ferdinand.

Chelsea do të udhëtojë për në Nou Camp, për ta zhvilluar ndeshjen e dytë më 14 mars. /arbresh.info/
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit