Dikur shkëlqente me fanellën e Real Madridit.
Por një largim i tij drejt Parisit ia humbi shkëlqimin yllit spanjoll, Marco Asensio, shkruan Arbresh.info.
Shumëkush e ka harruar “magjinë” e tij dhe supergolat që kishte shënuar ai. Por një transferim i tij këtë janar tek Aston Villa, fansat e futbollit po ua kujton dikur Asension e vjetër.
29-vjeçari këtë merkato u transferua tek Villa nga Parisi dhe ka rigjetur formën e tij të dikurshme.
Në shtatë ndeshjet e para me klubin ai ka shënuar pesë gola në të gjitha kompeticionet.
Së fundmi shënoi edhe ndaj Clube Brugge nga penalltia mbrëmë në ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes ai u shpreh i lumtur me paraqitjen e tij.
“Jam shumë i lumtur këtu. Stafi dhe shokët e mi më japin besim, dhe unë po përpiqem të jap gjithçka për skuadrën. Gjërat po shkojnë mirë, por dua të jap edhe më shumë”, deklaroi Asensio.
Asensio do të bëj sa më mirë me klubin anglez ku tashmë janë afër të sigurojnë çerekfinalen në Ligën e Kampionëve.
Ambicie kanë edhe në FA Cup ku janë kualifikuar në çerekfinale dhe kanë përball një kundërshtar të lehtë në letër sic është Prestoni.
Kurse në Premier League janë në pozitën e 10-të me pesë pikë larg vendit të katërt./Arbre
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik