Mesfushori kroat është rikuperuar dhe është gati për duelin e radhës të Real Madridit.
Luka Modric pati lodhje muskulare dhe nuk u paraqit në takimin e mbrëmshëm mes Real Madridit dhe Osasunës që u mbyll 0-0.
Megjithatë, futbollisti duket se nuk ka ndonjë lëndim serioz pasiqë sot është paraqitur në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të ekipit.
Modric pritet të jetë startues në sfidën e radhës që “Los Blancos” e luajnë të shtunën kundër Elches nga ora 14:00.
Mbrëmë ndaj Osasunës vendin e kroatit në formacion e zuri i riu Eduardo Camavinga që startoi nga fillimi.
Përkundër moshës, Modric është ende në formë të lartë fizike dhe po paraqitet mjaft mirë nën urdhërat e Carlo Ancelottit këtë edicion.
Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete
U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra...
Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...
Bunjaku: Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për kët...
Së shpejti hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK