Micah Richards e ka rrëfyer një tregim të ri të pabesueshëm për Mario Balotellin, duke zbuluar se sulmuesi italian kishte hedhur fishekzjarrë në kuzhinën e tij dhe e kishte ndjekur atë nëpër shtëpi.
Richards dhe Balotelli luajtën së bashku në Manchester City nga viti 2010 deri më 2013, gjatë kohës së Roberto Mancinit në klub, duke e fituar Premierligën më 2012 dhe FA Cup në fillim të atij viti, transmeton Gazeta Express.
Duke folur në një intervistë për mediat britanike, Richards ka treguar se sa i afërt ishte me tani sulmuesin e Brescia.
Ai e ka quajtur Balotellin vëlla.
“Ai ishte shoku im i ngushtë; e kisha si vëlla të vogël”, tha Richards për Balotellin.
“Atij i pëlqente vëmendja. Vinte shpesh në shtëpinë time.. të gjithë e dinë historinë e tij të hedhjes së fishekzjarrëve në shtëpi. Por ai hodhi fishekzjarrë edhe në shtëpinë time. Ai më ndiqte nëpër shtëpi. Por unë e dua atë. Flas me të dhe sigurohem se është mirë. Është djalë shumë, shumë i mirë”, zbuloi ai.
Balotelli hodhi fishekzjarrë në shtëpinë e vet, para se të shënonte dy gola në fitoren madhe të Manchester City 6:1 kundër Manchester Unitedit në tetor 2011, duke e zbuluar fanellën “Pse gjithmonë unë”, pas golit.
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...
Dasmë në Big Brother VIP Kosova 4 – martohen Klodi dhe...
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë