Chelsea është ndër klubet më aktive në merkato, afrime pafund, investime shpeshherë të tepruara dhe pa kriter, dhe pak rezultate pozitive.
Tifozët shpresojnë që edicioni i ri të jetë ndryshe nën drejtimin e italianit Enzo Maresca, ndërkohë që drejtuesit kanë nxjerrë plot 12 futbollistë në merkato.
Kontingjenti i larmishëm duhet reduktuar. Te Chelsea shpresojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e lojtarëve. Për t’i investuar më pas milionat në përforcimin e organikës.
Në listën e futbollistëve me valixhe gati është edhe Armando Broja, edhe pse tekniku i ri nuk do të nxitohet dhe po e sheh nga afër.
Gjithsesi, në miqësoren e humbur 4-1 përballë Celtic, skuadrës kampione të Skocisë, Maresca nuk i dhuroi asnjë minutë sulmuesit shqiptar.
Në listën e largimeve bëjnë pjesë edhe emra si Romelu Lukaku, Conor Gallagher apo portieri Kepa Arrizabalaga.
LISTA E PLOTË ME EMRAT E LOJTARËVE QË DO TË LARGOHEN:
Conor Gallagher
Trevoh Chalobah
Dorde Petrovic
Ben Chilwell
Kepa Arrizabalaga
Romelu Lukaku
Lesley Ugochukëu
Armando Broja
Cesare Casadei
David Datro
Fofana Harvey
Vale Leo Castledine
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos