Mesfushori i Chelseat, Ngolo Kante, është fituesi i çmimit të 60-të si futbollisti i vitit në Francë.
Trofeu i vitit u dha falë një jurie profesioniste të përbërë nga ish fitues dhe redaksia e sportit në “France Football”.
I dyti u radhit ylli i Paris Saint Germian, Kylian Mbappe, kurse i treti sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.
Vlen të përmendet se Kante këtë çmim e fitoi falë një paraqitje fantastike me Chelsean dhe Francën gjatë vitit 2017. Ai fitoi titullin e Premierligës dhe çmimin si futbollisti i vitit në Angli.

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...