Paris Saint-Germaini ka pësuar disfatë nga Rennes në kuadër të xhiros së 28-të kampionale në Ligue 1.
Lionel Messi me bashkëlojtarë pësuan 0:2 nga Rennes në stadiumin “Parku i Princave”.
Toko Ekambi i mysafirëve shënoi golin e epërsisë së parë në minutën e 45-të.
Vetëm tre minuta pasi nisi pjesa e dytë, mysafirët gjetën golin e qetësisë me autor Kalimuendon.
Në stadium, pak para fillimit të ndeshjes, u fishkëllua emrin i Lionel Messit.
Tifozët vazhduan të jenë të zhgënjyer me eliminimin e hershëm të PSG-së në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich në 1/8 e finales.
PSG-ja me këtë disfatë mbetet lider me 66 pikë. Rennes ngritet në vendin e pestë me 50 pikë.
Notat e lojtarëve, Izrael 1-1 Kosovë, Rashica më i miri te D...
Kosova e nis me barazim rrugëtimin drejt “Euro 2024”
Xhaka më shokë i shpartallon ‘miqtë’ e Serbisë
Kira- Luizi apo Olta, kush do të dal sonte?
Xhaka lanson një “bombë” në Serbi, realizon nga distanca kun...
Nora Istrefi sot feston ditëlindjen