Rennes është mposhtur në ndeshjen si nikoqir kundër Paris Saint Germainit.
Gjiganti francez ka siguruar tri pikë të tjera në ndeshjen e sotme (e shtunë) të zhvilluar në kuadër të xhiros së 18-të kundër Rennes në Roazhon Park, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Neymar me dy gola dhe dy asistime është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje. Ish sulmuesi i Barcelonës është vlerësuar me notën maksimale – 10.
Kylian Mbappe me dy asistime dhe një gol është vlerësuar me notën 9.9, ndërsa Edinson Cavani me një gol ndaj Rennes është vlerësuar me notën 8.2.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i PSG-së, Kimpembe (5.2) pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë./arbresh.info/

KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...