Belgjika vijon të prijë në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, me Shqipërinë që është ngritur për tri pozita, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.
Renditjes i prin Belgjika, ndërsa Anglia e ka kaluar Francën në vendin e tretë. I dyti mbetet Brazili.
Italia, kampionia e Evropës, ngel e pesta përkundër rezultateve të vazhdueshme pozitive dhe rekordit prej 37 ndeshjeve radhazi pa humbje.
Lexo edhe:
Kosova ngjitet për gjashtë pozita më lartë në renditjen e FIFA-s
Argjentina në vendin e gjashtë, Portugalia në të shtatin, Spanja në të tetin, Meksika në të nëntin dhe Danimarka e 10-ta e mbyllin top 10-shën e renditjes së FIFA-s.
Renditja e re e FIFA-s do të publikohet më 21 tetor.


Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...